FTESË PUBLIKE PËR APLIKIM SI TRAJNER PRANË QKTP
Bazuar në “Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve” dhe ligjin nr. 26/2019, “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, ftohen të gjithë kandidatët që dëshirojnë të angazhohen si Trajnerë pranë Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve, te cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- eksperiencë mbi 5-vjeçare si jurist;
- eksperiencë mësimdhënie akademike mbi 2 vjet; ose
- eksperiencë mbi 5-vjeçare si përmbarues; dhe
- eksperiencë mësimdhënie akademike mbi 2 vjet; ose
- përvojë profesionale te specifikuar në “Institutin e Ekzekutimit te Detyruar” për të cilën do të jenë trajnues.
- aftësi të larta në komunikim dhe aftësi të prezantimit dhe të transmetimit profesional të informacionit mesimdhenes tek auditori/pjesëmarrësi.
Qendra fton publikisht për aplikim të gjithë personat që mendojnë se kanë ekspertizë personale në një nga fushat dhe temat e programit të trajnimit te përgjithshëm – ekzekutimi i detyruar njohuri juridike dhe praktike – duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm që vërteton përmbushjen e kritereve të mësipërme, të shoqëruar nga një:
- kërkesë zyrtare në format fizik apo elektronik;
- një kopje të jetëshkrimit, duke specifikuar eksperiencën dhe trajnimet e marra, pjesëmarrjen në konferenca apo botime, të vërtetuar me dokumentet përkatëse;
- titullin e temës, për të cilën kërkojnë të japin ekspertizën e tyre (bazuar ne modulet e treguara ne faqen zyrtare te QKTP – Kurse – Trajnime – Trajnimi per Jurist – Moduli 1 Mujor dhe Moduli 3 Mujor) metodologjinë që do të përdorin në trajnim;
- një projektprogram të detajuar (kopje fizike dhe/ose elektronike), ku në mënyrë specifike të jepet një përshkrim i temave të zgjedhuar të trajnimit, literaturen që do të përdoret dhe, sugjerime konkrete për realizimin e sukseshem të trajnimit.
Aplikimet të dërgohen në adresën: Rruga “Nikolla Jorga”, Ndërtesa 9, Kati 2, Tiranë.
Kontakt tel/meil: 068 605 4005 / qendra.trajnimit.permbaruesve@gmail.com