Trajnimi vazhdues

Trajnimi vazhdues është i detyrueshëm të ndiqet nga përmbaruesit dhe ndihmës përmbaruesit çdo vit pranë Qendrës së Trajnimit.
Trajnimi vazhdues zhvillohet nëpërmjet ndjekjes dhe përmbushjes me sukses të një Programi të Detyrueshëm që përcakton metodat dhe modulet e trajnimit të përmbaruesve gjyqësorë privatë, mbi çështjet dhe fushat që janë evidentuar se ata duhet të pajisen me njohuri të nevojshme dhe të domosdoshme që shërbejnë për rritjen e cilësisë së njohurive profesionale, teorike dhe praktike në fushën e ekzekutimit të detyrueshëm dhe ofrimit të shërbimit. Ndjekja dhe angazhimi në trajnimin profesional vazhdues është i detyrueshëm për çdo përmbarues gjyqësor privat që ushtron aktivitet. Me përmbushjen e krediteve të kërkuara, përmbaruesi pajiset me një certifikatë pjesëmarrjeje për çdo vit.
Trajnimi vazhdues synon të jetë dhe një shtysë për unifikimin e praktikave ligjore, krijimin e profileve të projekteve kërkimore në fushën e ekzekutimit të detyrueshëm dhe mjet real në ndihmë të përmirësimit të legjislacionit procedural civil që duhet të pasqyrojë ndryshimet reale në kohë, të asaj çfarë ndodh de facto me shërbimin e përmbarimit gjyqësor.