Stafi akademik i Qendrës përbëhet nga stafi i brendshëm dhe nga stafi i jashtëm me përbërje trajnerë, profesorë, pedagogë në fushën e shkencave juridike dhe Institutin e Ekzekutimit të Detyruar. Në stafin akademik bëjnë pjesë emra të njohur dhe të spikatur në angazhimet e tyre publike dhe të mësimdhënies, si Vangjel Kosta, Erind Mërkuri, Florjan Kalaja, Genta Tafa (Bungo) etj.
Stafi akademik i Qendrës me përbërjen e tij prej 15 trajnerësh të kualifikuar, mbajnë një ngarkesë mësimore vjetore që mund të trajnojnë në të gjitha nivelet deri në 300 pjesëmarrës kursantë. Ngarkesa akademike në kurset dhe modulet trajnuese përfshin edhe angazhimin e stafit akademik në programin e detyrueshëm të trajnimit vazhdues për të gjithë përmbaruesit gjyqësorë privatë të certifikuar.