Rreth Nesh

Kush jemi ne

Qendra Kombëtare e Trajnimit të Përmbaruesve Privatë është Institucioni përgjegjës për trajnimin fillestar dhe vazhdues të përmbaruesve gjyqësorë privatë.

Qendra u ngrit dhe krijua më 17.12.2020, dhe funksionon pranë Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë.

Çfarë bëjmë

Qendra ofron programet e trajnimit fillestar për kandidatët për përmbarues gjyqësor privat, programet e trajnimit vazhdues për përmbaruesit gjyqësorë privatë aktiv të licensuar, si dhe kurset e trajnimit për juristët që synojnë njohuri profesionale, teorike dhe praktike në fushën e ekzekutimit të detyruar përmbarimor.

Qendra ofron edhe trajnime informuese në fushën e ekzekutimit të detyrueshëm për të gjithë të interesuarit, të cilët kërkojnë informacione më të thelluara e specifike sa i përket veprimtarisë së përmbarimit gjyqësor.

Qendra boton materiale apo revistave në fushën e ekzekutimit të detyrueshëm dhe organizon konferenca kombëtare apo ndërkombëtare  në bashkëpunim me institucione të huaja, në fushën e ligjit dhe veçanërisht ekzekutimit të detyrueshëm.