Stafi administrativ i Qendrës përbehet nga specialistë të marrëdhënieve me publikun të rekrutuar në bazë të nevojave të Qendrës.
Stafi administrativ angazhohet përgjatë gjithë vitit në të gjitha proceset e realizimit të veprimtarive të Qendrës dhe kujdeset për identifikimin, orientimin dhe monitorimin e pjesëmarrësve në aktivitetet trajnuese deri në fazën përfundimtare të lëshimit të certifikatës.
Stafi administrativ kujdeset për mbarëvajtjen e trajnimeve, njoftimin dhe organizimin e tyre dhe është në gatishmëri në çdo ditë të javës lidhur me informimin e realizimit të veprimtarive trajnuese.
Stafi administrativ përkujdeset për kontaktet publike, orientimin e trajnerëve dhe pjesëmarrësve, nisur nga natyra praktike e trajnimeve, si dhe kujdeset për respektimin e vendimeve të Qendrës, agjendën dhe njoftimet e saj.
Stafi administrativ mirëmban faqen zyrtare të qendrës www.bailiff-training-center.al dhe siguron pasqyrimin e aktivitetit të Qendrës ndaj çdo mjeti të komunikimit masiv.