Tedi Malaveci është Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve.
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës drejton veprimtarinë e saj, harton, përditëson dhe publikon kalendarin e veprimtarive të Qendrës, si edhe planifikon ngarkesën mësimore vjetore për stafin akademik që do të angazhohet në realizimin e programit të detyrueshëm të trajnimit fillestar 1-vjeçar.
Drejtori Ekzekutiv propozon stafin akademik të Qendrës dhe trajnerët për trajnimet vazhduese dhe aktivitetet e tjera trajnuese dhe kryen vlerësimin e trajnerëve për çdo fillim viti kalendarik.
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës lëshon certifikatën e përfundimit me sukses të çdo programi të trajnimeve informuese, kurseve të trajnimit, konference, të organizuar nga Qendra dhe kujdeset për bashkëpunimin me institucione brenda dhe jashtë vendit për certifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e formimit profesional.