Qendra ofron kurse informuese për të gjithë të interesuarit, që mund të jenë të fushave të ndryshme, përfshirë mas-median, me qëllim familjarizimin në fushën e ligjit dhe veçanërisht atë të ekzekutimit të detyrueshëm.
Kurset janë module informuese rreth njohurive dhe shpjegimit që lidhen me procedura përmbarimore, adresimit të problemeve të evidentuara apo konstatuara nga perceptimi publik dhe përgatitja e pjesëmarrësve të interesuar përmes manualëve orientues mbi natyrën, etikën dhe moralin e ligjit, veçanërisht në fushën e ekzekutimit të detyrueshëm.
Kurset trajnuese shërbejnë edhe si forume aktive ku diskutohen para se të botohen materialet apo revista në fushën e ekzekutimit të detyrueshëm dhe përgatiten aktivitete në fushën e ligjit, veçanërisht ekzekutimit të detyrueshëm, sipas kërkesave dhe nevoja reale të pjesëmarrësve në to.