Trajnimi për jurist

Qendra Kombëtare e Trajnimit ofron kurse për trajnimin e juristëve që synojnë njohuri profesionale, teorike dhe praktike në fushën e ekzekutimit të detyruar përmbarimor. 

Kurset intensive ofrojnë për pjesëmarrësit njohuri specifike juridike në fushën e ekzekutimit të detyrueshëm. Kurset mundësojnë fitimin e njohurive të nevojshme dhe ekskluzive juridike, por pa u kufizuar në to, rreth:

  • Institutit të Ekzekutimit të Detyruar;
  • Njohjes së detajuar teorike dhe praktike të shërbimit përmbarimor gjyqësor;
  • Përdorimit, reagimit dhe mbrojtjes ligjore gjatë një procesi të ekzekutimit të detyrueshëm përmbarimor.

Njohuritë që përftohen gjatë një trajnimit të tillë, shërbejnë si aset me vlera dhe përdorim të veçantë nga të gjithë juristët apo të interesuarit që punojnë, apo do punësohen në fusha të ndryshme si, në shoqëritë tregtare dhe shoqëritë me kapital shtetëror, juristë në institucione të ndryshme dhe administratën publike qendrore e vendore, banka, zyra avokatie, ndërmjetësimi, apo dhe përmbarimi.
Kurset janë të nevojshme dhe ofrohen dhe për studentët e fakulteteve të Drejtësisë, për t’u mundësuar atyre njohuritë e nevojshme juridike që do të shërbejnë si bazë për specializim dhe punësim të mëtejshëm në institucione të ndryshme, që në çdo rast kanë nevojë për ekzekutimin.
Kurset u mundësojnë të interesuarve të pajisen me njohuri të veçanta dhe profesionale që shërbejnë veçanërisht shumë në tregun aktual të punës. Ekzekutimi i detyruar dhe procedura e detajuar që lidhet me të, kërkojnë aftësi profesionale dhe të adaptueshme për nevojat e tregut, aftësi të cilat mund të përftohen nëpërmjet ndjekjes dhe angazhimit në kurset për trajnimin e juristëve pranë Qendrës Kombëtare të Trajnimit. Me përmbushjen e përcaktuar të krediteve të nevojshme të çdo programi trajnimi, pjesëmarrësit pajisen me certifikata të përfundimit me sukses të kurseve të trajnimit, që vlejnë si dokumente të nxjerra nga një institucion që njihet me ligj të veçantë, si Qendër e Trajnimit të juristëve që synojnë njohuri të posaçme dhe të thelluara profesionale në fushën e ekzekutimit të detyruar.