6 JANAR 2022
Çel orët e trajnimet për vitin 2022 prof. e nderuar, znj. Mimoza Manxhari.
Trajnerja zhvilloi për kursantët një temë me shumë interes mbi:
-Etikën dhe komunikimin;
-Kuptimin e vlerave dhe etikës në biznes dhe
-Rëndësinë e Kodit të Sjelljes.
Trajnimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe interaktive diskutimi, ku kursantët dhe trajnerja e tyre bashkëvepruan duke e nxjerrë “Etikën” dhe “Komunikimin” në avangardë të aspiratave jo vetëm të sjelljes njerëzore, por dhe të aktivitetit profesional në të gjitha fushat specifike të ushtrimit të tij.